Shefi ekzekutiv i "General Motors" jep dorëheqjen me kërkesë të presidentit Obama

Presidenti Barak Obama thotë se kompanitë e prodhimit të makinave që morrën miliarda dollarë në hua emergjente  nuk kanë bërë mjaft përparim që të justifikojnë vazhdimin e ndihmës nga qeveria.

Presidenti i kërkoi shefit ekzekutiv të kompanisë "General Motors" të japë dorëheqjen dhe i vuri një afat 60 ditor firmës të hartojë një plan më të mirë operimi.

Presidenti tha se prodhuesi i tretë më i madh i makinave amerikane, "Chrysler", është edhe më i dobët dhe nuk mund të mbijetojë pa hyrë në partneritet.

Presidenti i dha kompanisë "Chrysler" 30 ditë për të arritur një marrëveshjeve partneriteti, ndoshta me kompaninë italiane Fiat.

Presidenti Obama foli edhe për mundësinë se kompanitë amerikane të prodhimit të makinave mund të kalojnë një farë forme falimentimi që do t’u krijonte mundësi të çliroheshin nga një pjesë e borxheve, të riorganizoheshin dhe pastaj të vazhdonin biznesin.

Zyrtarë të lartë të administratës, që kërkuan të mos identifikohen, thanë se zyrtari më i lartë i kësaj kompanie, Rik Uagner, ka rënë dakord të japë dorëheqjen. Në këmbim, GM, kompania më e madhe e automobilëve, do t’i jepen edhe 60 ditë kohë që të hartojë një plan të realizueshëm biznesi.

Kompanitë "General Motors" dhe "Chrysler" morën kredi qeveritare me vlerë prej mbi 17 miliardë dollarësh nën udhëheqjen e ish presidentit Bush. Ato tani po i kërkojnë zotit Obama edhe 21 miliardë shtesë.

Presidenti Obama tha dje në programin televiziv “Face the Nation” se prodhuesit e automobilave duhet të punojnë më tepër, në se dëshirojnë fonde shtesë nga qeveria. Ai tha se kjo nënkupton që të gjitha palët, duke përfshirë edhe menaxherët, punëtorët dhe investitorët, duhet të sakrifikojnë.

Presidenti shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara mund të kenë një industri të sukseshme automobilash, por ai tha se ajo duhet të ndihmohet të tejkalojë vështirësitë ekonomike. ZA

Post new comment

  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <blockquote> <p> <div> <img>
  • Lines and paragraphs break automatically.

More information about formatting options