Albanian World

Bota Shqiptare eshte nje program informativ, kulturor dhe muzikor qe i kushtohet komunitetit shqiptar te Worcester-it. Producent dhe drejtues i programit eshte zoti Arben Kamberi.

Albanian World is an informative, cultural, and musical program targeting the Albanian community of Worcester. The show is produced and hosted by Mr. Arben Kamberi.

Also see the Albanian World homepage.

Krijohet Shoqata Shqiptare Amerikane e Mjekesise

IMG00183[1].jpg

Te dashur Kolege,

Te emer te grupit themelues te Shoqates Mjekesore Shqiptaro Amerikane (Albanian American Medical Society-AAMS), desha tu lajmeroj dhe falenderoj ne te njejten kohe. Pa mbeshtjetjen dhe arritjet tuaja si inteligjence e mjekesise shqiptare ketu ne SHBA shoqata jone nuk do arrihej te krijohej.

Me 20 Korrik 2008, Dr. Sinanaj, Dr. Celaj, Dr. Ujkaj, une personalisht dhe Dr. Latifi permes telekomunikacionit nga shteti i Arizones arritem te hedhim themelet e shoqates dhe ta shpallim ate zyrtarisht. Mbledhja u mbajt ne nje nga ambientet e Qendres Spitalore te Universitetit te Bostonit. Tani na mbetet nje rruge e gjate perpara per ta ndertuar ate dhe ta veme ne funksionim te plote.
Te bashkangjitur do gjeni materialin permbledhes te mbledhjes te shoqates dhe disa foto nga ajo dite (ne pamundesi, per Dr. Latifin vura nje foto te tij nga 30 Prilli 2008 gjate ligjerates se tij per telemedicinen tek WMC).
Mbledhja u incisua plotesisht dhe nje transcript i saj do te bashkangjitet seshpejti ne arkivin e organizates. 

Ne jemi ne proces te regjistrimit ligjor te saj dhe ndertimit te struktures organizative. Per cdo ndryshim do ju veme ne dijeni menjehere. Se shpejti, grupi iniciatore do nise letren zyrtare per Dr. Ferid Murad dhe venien e tij ne dijeni si Kryetar Nderi/Honorary Chairman i kesaj shoqate.

Gjithashtu dhe anetaret e nderit do lajmerohen zyrtarisht seshpejti. 

Gjithashtu, grupi iniciator po punon intesivisht per marketimin e shoqates ne media dhe television. Televisioni shqiptare i Bostonit eshte pajisur me informacionin per shoqaten dhe jep nje program televisiv me 4 dhe 5 Gusht (Worcester dhe Boston, MA). FYI, www.albanianworld.us.

Intervisten per gazeten Illyria e dhame mbreme me Znj. Rozi Theohari dhe shpresoj qe pas 15 Gushtit te hidhemi me agresivisht me gazeta te tjera ketu dhe ne territoret shqiptare ne Ballkan.

Hapja e logarise bankare do jete ne arrest deri sa shoqata te legalizohet , keshtu qe kutat, donacionet dhe grantet nuk mund te aktivizohen deri atehere. Vullnetaret per mirembajtjen e databasit dhe rekrutimin e anetareve te rinj jane te mirepritur. Po ashtu dhe faqja e internetit do vonohet per disa muaj per shkaqet e mesiperme. Ju bej thirje te gjitheve qe te shperndani fjalen per shoqaten tone tek familjet, miqte dhe koleget tuaj ne SHBA.

Edhe nje here faleminderit per bashkepunimin dhe kontributin qe ju jepni cdo dite ne sistemin shendetsor amerikan.

Sinqerisht,

Lindita Coku, MD dhe grupi themelues i  AAMS

Kerkese miqesore

Faqet tona jane te lira ne idene qe aty ju mund te shkruani dhe te diskutoni per gjithshka. Ne kete kuptim asnjehere nuk do te kete censurim te materialeve qe ju deshironi te dergoni apo mesazhet qe do t'ju pelqenin te ndanit me te tjere.

 Por do t'ju lutesha, sinqerisht, qe te mos tejkalohen masat e miresjelljes dhe etika ne te shprehur.

Besoj se edhe ju do te ishit dakord me kete ide dhe parapelqej t'ju falenderoj per mirekuptimin e perbashket.

 

Arben Kamberi

Drejtor i AlbTV Massachussets 

Llotaria amerikane DV-2009

Pergjigjet e fazes se pare te llotarise amerikane Dv-2008 jane dhene here pas here ne informacionet tona. Me aq sa kemi patur mundesine dhe me aq sa kemi mundur te grumbullojme nga mjetet e ndryshme te informacionit ne ju kemi bere te ditur emrat fitues te fazava te ndryshme. Nuk eshte faji yne nese dikush nga ju cel ne kompjuter flete te vjetra tonat dhe te tjere per inerci shkrujne ne keto flete. Prandaj do t'ju keshillonim qe te jeni sa me prane informacioneve updated.  Faleminderit dhe respekte tonat dhe njekohesisht urime per ata qe kane fituar, Me fat......

Çmimi i naftës shënon rekordin 117, 6 dollarë për fuçi

Çmimi i një fuçie nafte vendosi sot një rekord të ri duke arritur në 117,6 dollarë për fuçi. Çmimi pësoi rritje pas ngjarjeve në Nigeri ku militantët sulmuan një rrjet tubacionesh nafte ndërkohë që piratët sulmuan një anije çisternë japoneze në Lindjen e Mesme.

Dhuna shtoi shqetësimet rreth transportimit të naftës për tregjet botërore. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Nabuo Tanaka, tha se çmimi i naftës është shumë i lartë për të gjithë, kryesisht për vendet në zhvillim. Tanaka i bëri komentet për gazetarët në një konferencë shtypi në Romë.

Çmimet rekord të naftës, mollë sherri në takimin e Romës

Ministrat e energjitikës nga qeveritë e vendeve të pasura me naftë dhe ekzekutivët e kompanive ndërkombëtare të naftës po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar tre-ditor të Energjisë në Romë, i cili përfundon nesër.

Pjesëmarrësit në takimin e Romës nuk duket se po bien dakord rreth arsyes së rritjes së çmimeve të naftës. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Nabuo Tanaka paralajmëroi se çmimet e tanishme, të cilët sot arritën rekordin e 117 dollarëve për fuçi, janë tepër të larta për të gjithë konsumatorët dhe veçanërisht të dëmshme për vendet në zhvillim.

Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare për Energjinë, e cila mbahet çdo dy vjet, zoti Tanaka tha se problemi nuk qëndron tek burimet e naftës por tek administrimi i tyre. Ai shtoi se një infrastrukturë më e mirë dhe politika më të qëndrueshme në vendet që prodhojnë naftë janë shumë të rëndësishme për rritjen e kapacitetit. Ai theksoi gjithashtu nevojën për investime.

Megjithatë, OPEC-u dhe vendet e tij anëtare thonë se rritja e kapacitetit nuk ka të ngjarë të ndikojë. Ministri iranian i naftës Golam Husein Nozari thotë se sasia e prodhuar e naftës është mëse e mjaftueshme. Ai shtoi se çështje të tjera si dollari po ndikojnë tek çmimet e naftës.

Sekretari i Pёrgjithshëm i OPEC-ut Abdalla Salem al-Badri thotë se organizata është e gatshme të rrisë prodhimin nëse çmimet ndikohen nga mungesa e furnizimeve, megjithatë, edhe ai tha se dyshon që këto dy çështje të kenë lidhje me njëra tjetrën. “Shumica pajtohen se çmimet e tanishme të naftës nuk kanë të bëjnë me kërkesën dhe furnizimin.”

Kreu i OPEC-ut thotë se rritja e sasisë së naftës nuk do ta zgjidhë problemin e çmimeve të larta. Zoti Al-Badri shtoi se nivelet e prodhimit të OPEC-ut janë vetëm një prej shumë faktorëve, ndërsa të tjerat përfshijnë situatën politike, spekullimet e tregut, çështjet e krahut të punës dhe katastrofat natyrore.

Edhe ish kryeministri italian Romano Prodi shprehu shqetësimin e tij.

Zoti Prodi tha se ajo që po ndodh është një konflikt mes ushqimit dhe naftës, me pasoja sociale tragjike. Ai shtoi se qeveritë nuk duhet të rrinë pa vepruar. za.

Këshilli i Sigurimit, i ndarë për zgjedhjet serbe në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vazhdon të jetë i ndarë lidhur me statusin e Kosovës, ndërkohë që vendet anëtare janë tani të ndara për çështjen në se zgjedhjet e planifikuara lokale serbe muajin e ardhshëm në shtetin e ri të pavarur duhet të zhvillohen apo nëse ato janë të paligjshme sipas mandatit të OKB-së.

Duke folur pasi Këshilli i Sigurimit u takua dje me dyer të mbyllura për të diskutuar raportin e fundit për Kosovën nga Sekretari i Përgjithshëm, ambasadori amerikan Zalmaj Khalilzad u tha gazetarëve se serbët duhet të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre për të përfshirë Kosovën në zgjedhjet lokale të 11 majit. “Ne besojmë se zgjedhjet – dhe unë iu drejtova për këtë drejtëpërsëdrejti presidentit të Serbisë – duke i thënë se këto zgjedhje nuk duhet të zhvillohen në Kosovë, pasi ato janë të paligjshme dhe se përfaqësuesi i OKB-së, zoti Joachim Rucker i ka cilësuar ato si të tilla. Ecja me këtë ide nuk do të ishte e vlefshme”, tha ambasadori amerikan.

Ambasadori britanik John Sawers përsëriti këtë qëndrim, duke thënë se Londra kërkon që Beogradi ta ndryshojë vendimin e tij. Por aleatja e palëkundur e Serbisë, Rusia nuk sheh ndonjë arsye përse zgjedhjet nuk duhet të zhvillohen.

Ambasadori rus Vitaly Churkin. “Ne besojmë se serbët kanë çdo të drejtë të zhvillojnë zgjedhjet e tyre parlamentare dhe lokale kur të dëshirojnë”. Kreu i misionit të OKBsë në Kosovë, Joachim Rucker mori pjesë gjithashtu në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Ai ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe do të shkelte rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Në të kaluarën, OKBja ka lejuar serbët e Kosovës të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, por zgjedhjet lokale shihen si minuese të autoritetit ndërkombëtar, pasi ato kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me mbarëvajtjen e njësive komunale të Kosovës.

Presidenti serb Boric Tadiç dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi erdhën në Nju Jork për takimin me dyer të mbyllura dhe mbajtën fjalime para këshillit. Pas takimit, presidenti Tadiç shprehu shqetësime rreth zgjedhjeve të 11 majit duke thënë se Beogradi është gati të bisedojë me OKB-në rreth këtyre zgjedhjeve. “Ne jemi gati të bisedojmë me përfaqësuesit e UNMIK-ut rreth zgjedhjeve lokale. Nuk ka asnjë problem për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Por duhet të bisedojmë reth një zgjidhjeje të mundshme për zgjedhjet lokale. Ne jemi të gatshëm për këtë”.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se qeveria e tij respekton dyshtetësinë për të gjithë qytetarët në Kosovë por do ti konsideronte zgjedhje lokale serbe si jo legjitime. Që kur Kosova shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanëshme nga Serbia në shkurt, atë e kanë njohur 38 shtete. Por Serbia refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës duke thënë se ajo përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.ZA

Air France tërheq ofertën për Alitalian

Shoqëria ajrore Air France-KLM tërhoqi ofertën e saj për të blerë Alitalian, duke thënë se shoqëria ajrore italiane nuk i plotëson kushtet e nevojshme për blerjen.

Air France-KLM tha në një deklaratë dje se Alitalia nuk ka qartësuar situatën e saj ligjore dhe se oferta e 14 marsit nuk ishte më e vlefshme. Bisedimet mes dy shoqërive ajrore u ndërprenë në fillim të muajit kur Air France-KLM nuk pranoi të plotësonte kërkesat e sindidatës italiane.

Alitalia ka humbur 1 presje 6 milionë dollarë në ditë dhe ka borxh 450 milion dollarë për shkak të problemeve të punës, çmimeve të larta të karburantit dhe konkurrencës nga shoqëritë e tjera që ofrojnë çmime më të lira.

Qeveria italiane ka 49 presje 9 përqind të aksioneve të kompanisë në vështirësi. Qeveria pritet të zhvillojë nesër një takim të kabinetit për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.ZA

Obama, Klinton në zgjedhjet paraprake në shtetin e Pensilvanisë

Kandidatët demokratë për president, Barak Obama dhe Hillari Klinton përballen sot në zgjedhje paraprake shumë të rëndësishme në shtetin e Pensilvanisë. Senatores Klinton i duhet të fitojë pa tjetër që të mund të qëndrojë në garë, ndërkohë që senatori Obama shpreson se një mbështetje pozitive do të përforconte statusin e tij si kandidati kryesor për të siguruar emërimin e Partisë Demokrate.

Në ditën e fundit para zgjedhjeve të sotme, të dy kandidatët demokratë u bënë thirrjet e fundit përkrahësve të tyre që të shkojnë sot në qendrat e votimit.

Senatorja Klinton foli rreth luftës në Irak dhe ekonomisë gjatë një mitingu fushate në Skrenton të Pensilvanisë.

“Ne duhet t’i sjellim trupat në atdhe dhe të kujdesemi për veteranët tanë. Ne duhet pa tjetër të ndryshojmë gjendjen ekonomike dhe të bëjmë që ekonomia të fillojë të krijojë vende pune për njerzit që punojnë rëndë, si shumë njerëz këtu”.

Edhe senatori Obama bëri fushatë në këtë shtet dhe i tha një radio-stacioni në qytetin e Pitcburgut se ai pret një rezultat të ngushtë në zgjedhjet e sotme.

"Ne kemi zhvilluar një fushatë të fortë në Pensilvani. Senatorja Klinton gëzonte një mbështetje të madhe me një ndryshim prej 20 përqind. Unë dhe fushata ime jemi përpjekur ta shtojmë mbështetjen. Nuk parashikoj fitore, por parashikoj që rezultati të jetë i ngushtë. Rezultati do të jetë më i mirë në favorin tim se sa pritet tani për tani”.

Sipas anketave më të fundit të opinionit, senatorja Klinton gëzonte 5 deri 10 përqind mbështetje më të madhe se sa senatori Obama, i cili kohët e fundit është hedhur në mbrojtje lidhur me çështjen kontradiktore rreth lidhjeve me kreun e kishës së tij dhe komentet e kohëve të fundit kur tha se votuesit në qytezat e vogla në Pensilvani janë të zemëruar dhe janë shumë të lidhur me armët dhe fenë.

Ekspertët politikë thonë se senatorja Klinton rrezikon më shumë në zgjedhjet e sotme. Sipas analistit Stjuart Rothenbërg, zonja Klinton ka nevojë për një fitore të ndjeshme ndaj senatorit Obama për të bindur demokratët me ndikim se ajo duhet të qëndrojë në garë deri në fund të sezonit të zgjedhjeve paraprake në muajin qershor.

“Senatorja Klinton është mbrapa për sa i përket numrit të delegatëve. Edhe super delegatët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre, ndërkohë që sezonit të zgjedhjeve paraprake po i vjen fundi. Ajo që duhet të bëjë senatorja Klinton është të vëjë në pikpyetje aftësinë e rivalit të saj demokrat për të fituar në zgjedhjet e nëntorit kundër kandidatit republikan”.

Zoti Obama ka epërsi në numrin e delegatëve, në votat popullore dhe në numrin e shteteve, që kanë zhvilluar deri tani zgjedhje. Por zonja Klinton ka fituar të gjithë shtetet e mëdha, me përjashtim të shtetit të Ilinoit, të cilin senatori Obama e përfaqëson në senat.

As senatorja Klinton dhe as senatori Obama nuk mund të fitojnë numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të pretenduar emërimin e partisë pa ndihmën e të ashtuquajturve super delegatë, veprimtarë dhe zyrtarë të partisë të paangazhuar, të cilët do të votojnë në kuvendin e partisë në Denver në muajin gusht.

Ndërsa vemendja në fushatën e zgjedhjeve është përqëndruar tek demokratët, kandidati republikan, Xhon Mekein, vazhdon fushatën për të zgjeruar mbështetjen dhe e përqëndron vemendjen tek zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.  ZA

Vota e grave, çelësi i mbijetesës së kandidaturës së Hillëri Klintonit

hillary Clinton.jpg

Në politikën amerikane po shtohen thirrjet që senatorja Hillari Klinton t’i japë fund fushatës së saj për emërimin e Partisë Demokrate. Vëzhguesit thonë se matematikisht zonja Klinton nuk mund të barazohet me kandidatin tjetër demokrat presidencial, senatorin Barak Obama, për sa i përket numrit të delegatëve, numër që eventualisht i siguron kandidatit emërimin e partisë për në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Zyrtarët të shquar të Partisë Demokrate janë të shqetësuar se një luftë e hidhur mes zonjës Klinton dhe zotit Obama mund të çojë në një pjesëmarrje më të ulët të votuesve demokratë në zgjedhjet e përgjithshme. Por zonja Klinton gjen një mbështetje të fortë tek aktivistet e të drejtave të grave, të cilat nuk duan që ajo të largohet nga gara.

Disa analistë politikë në Shtetet e Bashkuara thonë se senatorja Hillari Klinton nuk ka pothuajse asnjë shans të fitojë kandidaturën e Partisë Demokrate. Ajo është pas senatorit Barak Obama për nga numri i delegatëve dhe për nga vota popullore. Matthew Dowd, është konsulent politik për televizionin ABC: "Mundësia e saj për të fituar është e pamunduar". Por grupet e të drejtave të grave thonë se vëzhguesit politikë kanë gabuar edhe më parë për zonjën Klinton.

Kim Gandy është presidente e Organizatës Kombëtare për Gratë në Washington që ka përkrahur senatoren Klinton. "Ekspertët kanë kënaqësi të madhe të thonë se dikush ka marrë fund dhe sigurisht që e kanë thënë këtë për senatoren Klinton disa herë. Por ajo është ngritur mbi pluhurin e parashikimeve të tyre". Zonja Gandy thotë se votueset gra kanë qënë kyçi i qëndrueshmërisë së kandidaturës së zonjës Klinton kur gjasat dukeshin të pakta. Së pari, pas humbjes së zonjës Klinton në Iowa në janar, gratë në New Hampshire sfiduan pritshmërinë e medias dhe votuan për të në një numër të madh.

Pas një vargu humbjesh në shkurt, thirrjet ndaj zonjës Klinton për t’i dhënë fund garës arritën kulmin. Por në mars, zonja Klinton fitoi gara të rëndësishme në Ohio dhe Texas, përsëri falë votës së grave. Tani përkrahësit e saj argumentojnë se thirrjet për t’i dhënë fund garës presidenciale janë të parakohshme.

Zonja Gandy thotë se ka standarte të dyfishta për zonjën Klinton për shkak të gjinisë së saj – diçka kjo që shumë gra e dinë nga ambjenti në punën e tyre. "Në se një koleg mashkull shihet si i prerë, e njëjta sjellje nga një grua quhet agresive. Ose në se kolegu shihet si i dhënë pas detajeve dhe me njohuri të thella mbi një subjekt, gruaja quhet mistrece".

Carol Jenkins, presidente e Qendrës Mjekësore për Gratë në Nju Jork, thotë se gratë mbajnë vetëm 3 përqind të atyre që quhen pozicione mbizotëruese në media. Si rezultat thotë ajo shumë nga komentet politike për zonjën Klinton vijnë nga perspektiva e një mashkulli. "Shpesh dëgjon gazetarë apo ekspertë që e teprojnë kur përshkruajnë zonjën Klinton. Ata flasin për rrobat e saj, flasin për tonin e zërit që nuk e durojnë dot. Kur diskuton gjëra të tilla, kemi të bëjmë me diskriminim dhe jo me analiza të drejta". Shumë kundërshtarë të senatores Klinton thonë se kritika për të nuk ka të bëjë fare me gjininë e saj.

Janice Shaw Crouse është analiste ne Qendrën Shqetësimi i Grave për Amerikën, një grup konservator në Washington. "Zonja Klinton, fatkeqësisht nuk ka një personalistet të ngrohtë. Është e ftohtë kështu që shumë njerëz nuk e pëlqejnë".

Dhe shumë feministe të Partisë Demokrate favorizuan senatorin Barak Obama në vend të zonjës Klinton. Carol Jenkins thotë se në veçanti feministet afrikano-amerikane e kanë të vështirë të vendosin në se duhet të mbështesin një afrikano-amerikan për president apo një grua. "E quaj veten feministe me krenari, kam punuar për çështjen e grave gjatë gjithë karrierës sime. Gratë këtë vit e kanë të vështirë se për cilin kandidat të votojnë dhe për këtë ekzistojnë ndjenja të forta".

Qendra për Median e Grave nuk ka mbështetur ende një kandidat presidencial, por zonja Jenkins shpjegon arsyen përse shumë gra nuk duan që zonja Klinton të tërhiqet nga gara. "Mendoj se shumë gra të moshës sime mendojnë se nuk duan të vdesin pa parë një grua presidente, për t’u kaluar ajo pengesa kur bëhet fjalë për pushtetin. E dimë që kjo do të ndodh më në fund për një afrikano-amerikan por nuk jam shumë e sigurtë në se do të ndodh për një grua". Vetë zonja Klinton thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në garë presidenciale deri në fund. ZA.

Artikulli "bombë"

ny_659518405.jpg

Nju Jork Tajms publikon nje artikull te gjate rreth trafikut te armeve jashte standardit nga vendet e bllokut Lindor drejt Afganistanit, me fonde te qeverise amerikane. Vend qendror, fatkeqesisht, Shqiperia

Gazeta amerikane me peshë të madhe në arenën ndërkombëtare, “New York Times”, ka publikuar një raport prej 13 faqesh mbi skemën e furnizimit me armë të ushtrisë afgane nga Shqipëria. Më poshtë jepet raporti i plotë, mbi të cilin kanë investiguar 7 gazetarë të kësaj gazete. Shpërthimi i një depoje armatimi në Shqipëri, u bë shkas për të hedhur dritë mbi problemet e municioneve dhe skemën e furnizimit të ushtrisë afgane. Që prej vitit 2006, kur kryengritjet afgane u intensifikuan, qeveria afgane u bë e varur nga ushtria amerikane, dhe mbështetja u dha më shumë në luftën kundër Al Kaedës dhe talebanëve. Por për të armatosur forcat afgane, të cilat kanë qenë edhe udhëheqëset e kësaj lufte, ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e një kompanie të udhëhequr nga një 22-vjeçar. Me një kontratë nga SHBA-të, e vlefshme me 300 milionë dollarë, kompania “AEY Inc”, e cila operon e paregjistruar në një zyrë në Miami Beach, u bë furnitori kryesor i ushtrisë afgane dhe forcave të policisë.

Që atëherë, kompania ka furnizuar municion që është shumë i vjetër, mbi 40 vjet, dhe i demontuar nëpër arka. Municioni është vëzhguar nga vetë gazetarët e “New York Times”, ndërkohë që është konfirmuar edhe në intervistat me zyrtarë amerikanë dhe afganë.

Shumica e municioneve ka ardhur nga rezervat e vjetra të bllokut komunist dhe është konsideruar e pasigurt dhe e pavlefshme nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga NATO-ja. Për ta asgjësuar këtë municion të rrezikshëm për jetën e njerëzve, janë vënë në dispozicion miliona dollarë. Në blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar gjithashtu me ndërmjetës dhe një kompani demontimi, që në listën e rezervës federale rezulton si kompani ilegale e lidhur me trafikimin e armëve. Për më tepër, miliona nga këto pushkë dhe armatime janë prodhuar në Kinë, duke e qenë kështu të ndaluara sipas ligjit amerikan. Presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, është regjistruar fshehtazi në një bisedë, që tregon qartë korrupsionin në blerjen e më shumë se 100 milionë armatimeve në Shqipëri. Këtë javë, pas hetimeve mbi performancën e kompanisë “AEY” nga “The Times”, ushtria mënjanoi kompaninë nga çdo lloj kontrate federale, dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar, duke thënë se armët ishin hungareze dhe jo kineze. Z. Diveroli, i kapur me telefon në një intervistë, tha se ai nuk kishte dijeni për këtë ngjarje. Problemet me municionin ishin evidente në vende si Nawa, Afganistan, një vend afër kufirit me Pakistanin, ku një zëvendëskolonel afgan bëri ekspertizën e arkave me fishekë dhe armatime. Menjëherë pasi municioni kishte arritur atje, arkat shpërthyen dhe municioni doli jashtë, duke zbuluar se ishte me të vërtetë municion i prodhuar në Kinë në vitin 1966.“Ky ishte municioni që ata na jepnin për të luftuar”, - tha koloneli Amanuddin, i cili si shumë të tjerë afganë ka vetëm një emër. “Ky municion na bëri të shqetësoheshim, pasi ishte shumë i vjetër, dhe municioni pas shumë dekadave bëhet më pak i fuqishëm dhe shumë më pak i sigurt. “AEY” është një kompani mbrojtjeje e panjohur më parë, e cila ka lulëzuar që prej vitit 2003, kur Pentagoni mori vendimin të shpenzojë miliarda dollarë për të trajnuar dhe dërguar forca në Afganistan dhe Irak. Është një kompani e dalë nga errësira dhe duket se është një sukses i pashembullt i administratës së Bushit dhe strategjisë së tij së luftës. Duke hetuar mbi të kaluarën e kompanisë “AEY”, nëpërmjet intervistave të bëra në shumë vende të botës, duke investiguar mbi shumë dokumente konfidencialë qeveritarë dhe duke ekzaminuar një pjesë të municionit, u bë e qartë se “ushtria” nën presionin e lartë të Pentagonit për të furnizuar trupat afgane me municion, lejoi një kompani të pakonsoliduar të futej në botën e errët të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Kjo kompani arriti të futej lehtësisht në këtë treg me ndihmën e Pentagonit, me një kontratë të shkruar në mënyrë shumë të paqartë dhe me pak kufizime. Pas pezullimit të punës, “AEY” është nën investigim nga Departamenti i Mbrojtjes dhe nga Forcat e Imigrimit, rreth cilësisë dhe origjinës së municioneve që ajo furnizonte, si dhe për korrupsion e tregti të jashtëligjshme. Z. Diveroli në një intervistë të shkurtër telefonike, hodhi poshtë zërat për mashtrime: “Unë e di se kompania ime bën çdo gjë shumë mirë”, - tha ai. Ai gjithashtu sugjeroi që aktiviteti i tij të mos bëhej objekt publik. “AEY” është duke punuar nën një projekt të Departamentit të Mbrojtjes. Unë nuk dua të flas për detajet”, - tha ai. Pyetjet në drejtim të tij, ai ia dha një avokati, Hy Shapiro, i cili ktheu këtë përgjigje me e-mail: “Ndërkohë që “AEY” po punon me shumë intensitet për të përmbushur detyrimet që ka sipas kontratës me Ushtrinë Amerikane, drejtuesit nuk kanë kohë për t’u ulur në diskutime për detaje”. Si pjesë e pezullimit të punës në kompaninë “AEY”, as a. Diveroli as kompania e tij nuk mund të marrin më përsipër punë nga shteti federal, derisa të zgjidhen lidhjet e saj me Ushtrinë e SHBA-ve. Por atij mund t’i lejohet të furnizojë municionin që ka në kontratë për Afganistanin, sipas një ligji ndërkombëtar të ushtrisë. Nga ana tjetër, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili la detyrën e tij si ministër pas shpërthimit të depos, nuk pranon korrupsionin në shitjen e armëve.

Një kompani e vogël amerikane ndërton një biznes global

Një djalosh i ri, 25- vjeçar, David M. Packouz, ishte zëvendëspresident në kompaninë “AEY”, dhe është licencuar si masazhit. Në muajin janar, komandot amerikane në Kabul, të shqetësuara nga municionet e pasigurta që sillte për ta “AEY”, kanë kontaktuar “Army’s Rock Island Arsenal”, në Ilinois, dhe kërkuan përfundimin e kontratës me “AEY”. Komandot që shërbenin në “Army Sustainment Command” pasi u takuan me përfaqësues të “AEY” në fund të shkurtit, thanë se kishin kërkuar të ulnin sasinë e municioneve që vinin për në luftë, për shkak të standardit që ato kishin. Por menjëherë pas takimit, “AEY” dërgon një tjetër anije me të paktën 1 milion fishekë në Afganistan. Koloneli David G. Johnson, nga Departamenti i Sigurisë, tha se armatimi ishte jashtë standardit dhe shumë i papërshtatshëm për luftim. “Ne nuk jemi të kënaqur nga mënyra sesi ai municion u soll këtu”, - tha kolonel Johnson. Shumë zyrtarë thanë se problemi mund të ishte shmangur, nëse Ushtria Amerikane do të kishte bërë një kontratë të qartë për kontraktonin.

Dokumentet publikë tregojnë se kontratat e “AEY”-së që prej vitit 2004 kanë qenë të vlefshme më shumë se 1 e treta miliard dollarë. Z. Diveroli vendosi vlerë më të lartë; ai deklaroi se arrin të fitojë më shumë se 200 milionë dollarë në këtë biznes çdo vit. Shumë oficerë të lartë dhe zyrtarë të qeverisë, të cilët duhet të mbeten anonim për shkak të investigimit, kanë bërë të qartë sesi z. Diveroli dhe një grup njerëzish të papjekur, të cilët nuk i kanë arritur as të 20-at dhe pa mbaruar asnjë shërbim ushtarak apo shkollë të ngjashme, futen në një biznes të tillë me përmasa qeveritare. “Shumica prej nesh ngrenë pyetjen: Si kanë arritur të futen në këtë biznes?” - tha një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Një kompani ambicioze

Kryengritjet e rebelëve afganë alarmuan Pentagonin në vitin 2006, dhe njësia amerikane që trajnon dhe mbështet forcat afgane kërkoi një sasi shumë të madhe municioni tek Komanda e Logjistikës së Ushtrisë. Porosia ishte për 53 tipa të ndryshme municionesh: karabina, pistoleta, fishekë, granata dore, raketa, plumba shotganë, murtaja, tanke e shumë të tjera. Si fillim, forcat afgane kanë përdorur armë të prodhuara në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të thoshte se shumica e municionit nga lista e paraqitur duhej të blihej diku jashtë nëpër botë. “AEY” ishte një nga 10 kompanitë që ka dhënë ofertën për t’u futur në këtë biznes në fund të shtatorit 2006, dhe pikërisht në fund të afatit kohor të vendosur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Michael Diveroli, i ati i Efraimit, ka themeluar kompaninë në vitin 1999, kur Efraimi ishte vetëm 13 vjeç. Për disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal dhe Michael Diveroli ishte i vetmi punonjës i kompanisë “AEY”. Në vitin 2004, në “AEY” u fut në skenë Efraim Diverolin, që në atë kohë vetëm 18 vjeç, si oficer me 1për qind të aksioneve. I riu Diveroli me një eksperiencë të vogël pune në municione, kishte punuar më parë në një kompani në Los Anxhelos, “Botach Tactical”, e cila merrej me furnizimin me armë të ushtrisë, dhe që ishte nën pronësinë e xhaxhait të tij, Bar-Kochba Botach.

Z. Diveroli ndërpreu intervistën kur u pyet për “Botach Tactical”. Ndërkohë, z. Botach, në një intervistë telefonike, tha se të dy, si Michaeli dhe Efraim Diveroli, kishin punuar pak kohë për të, por më vonë, duke parë intensitetin e kontratave qeveritare për furnizimin me armë, me fillimin e luftës, ata themeluan kompaninë e tyre dhe u ndanë më vete. “Ata më lanë dhe morën te kompania e tyre edhe një pjesë të klientëve të mi”, - tha ai. “Ata sigurisht që thanë: Pse duhet të punojmë për “Botach”? Kur mund ta bëjmë vetë këtë punë”. Kur Efraim Diveroli u bë pjesë e “AEY-së”, filloi të bëhej shumë agresiv për të kapur kontratat e qeverisë amerikane. Ai fitoi 126 000 dollarë për furnizimin me municione dhe materiale të Forcave Speciale; të Departamentit të Energjisë, të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit, për Administratën e Sigurisë dhe Departamentin e Shtetit. Në vitin 2005, kur z. Diveroli u bë president i “AEY”-së, në moshën 19-vjeçare, kompania bënte oferta në të gjitha agjencitë qeveritare për të furnizuar me armë, helmeta, bomba, bateri për makinat “X-ray” për ndihmat amerikane në Pakistan, Bolivi dhe kudo tjetër. Koloneli i moshuar Amanuddin ka survejuar municionin kinez të vjetër 42-vjeçar që furnizonte “AEY” në Afganistan. Kjo kompani ka furnizuar gjithashtu ushtarët amerikanë në Irak, biznes i vlefshëm 5.7 milionë dollarë. Dy zyrtarë amerikanë të përfshirë në kontratën e Bagdadit, thanë se “AEY” krijoi menjëherë një reputacion të keq. “Ata nuk ishin të besueshëm dhe sillnin municion shumë të rrezikshëm”, - tha njëri prej tyre, i cili kërkoi që emri i tij të mbahej anonim, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me reporterët.

Nga ajo kohë, presionet kanë arritur deri tek jeta e Efraim Diverolit. Në nëntor 2005, një grua e re mori një urdhër për mbrojtjen e tij në “Dade Country Circuit Court”. Gruaja në fakt nuk u paraqit në gjyq, dhe lidhjet e saj me Diverolin asnjëherë nuk ecën. Por në letrat e gjyqit, gruaja tha se pasi marrëdhëniet e saj me z. Diveroli u mbyllën, ajo kishte marrë disa mesazhe kërcënuese. Sipas të dhënave, sjellja e tij ndaj kësaj gruaje ishte shumë arrogante. “Herën e parë kur kanë pasur një debat ballë për ballë, ai e ka shtyrë dhe hedhur në dysheme dhe i ka kërkuar të mos ikë”. Herë të tjera, sipas saj, z. Diveroli erdhi në shtëpinë e saj nën efektin e pijes, dhe ka goditur dyer e dritare”. Gruaja ka deklaruar në gjykatë, se sjellja e tij e ka frikësuar dhe se nuk duhej anashkaluar nga policia. Z. Diveroli foli me shumë bindje në gjyqin e sigurisë. “Unë jam presidenti dhe i vetmi punonjës zyrtar i biznesit tim”, - shkroi ai në gjyqin e datës 8 dhjetor 2005. “Biznesi im është i një rëndësie të madhe për vendin, pasi unë jam i licencuar nga Mbrojtja e SHBA-së, për të mbështetur luftën kundër terrorizmit në Irak, dhe po bëj ç’është e mundur për të furnizuar trupat me armatime dhe pajisje luftarake”.

Vështirësitë e z. Diveroli filluan kur “AEY” po përpiqej të fitonte kontratën më të madhe qeveritare të bërë ndonjëherë. Në 26 nëntor 2006, policia e Miami Beach është thirrur në godinën e tij për të zgjidhur një keqkuptim midis tij dhe të dashurës. Sipas raportit të policisë, ai e ka kërcënuar atë “e ka zhveshur dhe i ka kërkuar të dilte jashtë”. Dëshmitarët kanë thënë në polici, se z. Diveroli e ka zvarritur atë më pas nga korridori në apartamentin e tij. Policia e gjeti gruan duke qarë, por ajo para policisë tha se Diveroli nuk e kishte zvarritur, kështu që ai nuk u dënua për këtë. Në datën 21 dhjetor 2006, policia është njoftuar prapë për të shkuar në shtëpinë e tij, pasi z. Diveroli dhe zëvendëspresidenti i AEY-s, David M. Packouz, ishin duke u grindur me rojën e parkingut. Sipas policisë, sherri filloi, pasi roja refuzoi t’i jepte z. Diveroli çelësat e tij dhe a. Diveroli hyri në garazh për t’i marrë ato me forcë. Një dëshmitar tha se z. Diveroli dhe z. Packouz të dy kanë qëlluar mbi rojën. Policia kishte fotografuar burrin, mbi të cilin dukeshin qartë shenja dhune në kurriz dhe në fytyrën e tij. Kur policia kërkoi z. Diveroli, ata panë se patenta e tij ishte me moshë 4 vjet më të madhe, dhe kjo me synimin për të blerë alkool, pasi mosha e tij ishte minoren. Ditëlindja e tij ishte një ditë më parë.

“Mua nuk më duhet më kjo patentë”, - tha ai në polici. “Tani jam 21 vjeç”. Z. Diveroli është akuzuar për prapësira, krime, agresivitet dhe falsifikim dokumentesh. Akuzat e tij e vunë biznesin e tij në rrezik. Z. Diveroli kishte një licencë me SHBA-të, e cila duhej për punën e tij. Me një akuzë për krim, licenca mund të anulohej. (Z. Packouz gjithashtu ishte i mbushur me akuza, por më vonë ato u hodhën poshtë; ai refuzoi të intervistohej për këtë. Për të shmangur ndonjë kundërshti në raportim, z. Diveroli u fut në një qendër rehabilitimi në maj 2007, gjë që e shpëtoi atë nga gjyqi). Një i afërm pagoi z. Diverolin për 1000 dollarë si garanci, pasi kontrata e tij për furnizimin me armë të Afganistanit për konkretizohej. Që të pranohej, sipas ligjit, kompania duhej të ishte një “kontraktor i përgjegjshëm”, dhe për këtë duhej të bëheshin ekzaminimet financiare, të kishte kapacitete transporti, një background të pastër në përputhje me ligjin dhe të ishte kompani serioze. Një javë pasi i afërmi pagoi garancinë, “Banc of America Investment Services” në Miami lëshoi për z. Diveroli një letër ku vërtetohej se kompania e tij kishte para “cash” të mjaftueshme për të blerë municione me sasi të madhe. U tha se “AEY” kishte në llogari 546 966 895 dollarë. “AEY” e fitoi kontratën në janar 2007. Të pyetur pse zgjodhën “AEY”, Komanda e Ushtrisë u përgjigj me shkrim se: “Oferta e “AEY” ishte më e mira për qeverinë”.

Armatimet e bllokut Lindor

Si Ushtria Amerikane (Army), ashtu edhe “AEY” i kanë mbajtur sekret blerjet e municioneve. Ata e kanë quajtur një çështje konfidenciale dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion se ku blihej municioni, për çfarë çmimi dhe sasie. Por faktet e dhëna nga një zyrtar hidhnin dyshime mbi performancën e kompanisë, si kompani që merrej me trafikimin e armëve në Evropë. Raporti tregonte se “AEY” merrte armë nga rezervat e armëve në bllokun lindor, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë. Armatimi ripaketohej në mënyrë që të mos dukej si i vjetër. Disa ishin me cilësi më të mirë, por kishte të tjera që ishin jashtë përdorimit. Kontrata që kishte bërë Ushtria Amerikane (Army) me “AEY” nuk kishte përcaktuar qartë dallimin midis llojeve të municioneve. Kur SHBA ose NATO-ja blejnë municione për nevojat e tyre, përcaktojnë qartë edhe standardet që duhet të ketë municioni, përfshirë prodhimin, paketimin, ruajtjen, testimin dhe transportin. Standardet janë të ndara sipas armatimeve, pasi ka municione që prishen. Me kalimin e kohës, armatimet dhe eksplozivët degradojnë dhe pjesa e jashtme merr ngjyrë tjetër. Kushtet e mjedisit: lagështia, ndryshimi i temperaturës, lëkundjet etj., përshpejtojnë ndryshkjen, duke i bërë municionet më pak të sigurta. Rregullat e NATO-s kërkojnë që municioni të testohet vazhdimisht gjatë jetës së tij dhe testi regjistrohet.

Për fishekët e pushkëve, testimi fillon që në moshën 10 -jeçare, sipas Peter Courney-Green, shef i municioneve në Zyrën e NATO-s. Bashkimi Sovjetik, i cili ka përcaktuar municionin që ka blerë “AEY”, ka zhvilluar të njëjtat testime, të cilat janë akoma në përdorim. Por kur Ushtria Amerikane (Army) shkroi kontratën për Afganistanin, nuk mori parasysh as standardet e NATO-s as ato të Rusisë. Në kontratë është shkruar vetëm se municionet duhet të jenë “të fortë dhe rezistentë në të gjitha njësitë pa kualifikim”. Se çfarë do të thotë kjo, nuk mund të përcaktohet. Një zyrat në Komandën Mbështetëse të Ushtrisë (Army) tha se municionet ishin për armë të huaja, dhe e rëndësishme ishte që fishekët të futeshin në armë. “Nuk është kërkuar asnjë testim dhe nuk ka limit vjetërsie”, - tha Michael Hutchison, drejtori i komandos për blerjen. “Përderisa municioni nuk është për inventarin e SHBA-ve, Ushtria (Army) nuk ka pse kërkon standarde cilësie apo paketimi për këtë municion”. Kur blihej ky municion, z. Hutchison tha se, Ushtria Amerikane kufizohej nga standardet që vinte “klienti”, d.m.th njësia e Ushtrisë në Afganistan, dhe sipas tij, “klienti” nuk kishte vënë as kritere vjetërsie, as testime për municionin.

Me këto standarde të paqarta në dorë, “AEY” e kishte rrugën të hapur. Stacioni i parë ishte Shqipëria, një shtet i pakalueshëm gjatë kohëve sovjetike, që tani kërkon t’i bashkohet NATO-s. Në Shqipëri ka sasi të mëdha stoku municionesh, të prodhuara nga Kina në vitin 1960-1970. Cilësia e rezervave të armatimeve ndryshon shumë”, - tha William D. G Hunt,  -një oficer britanik tashmë i dalë në pension, i cili ka pasur në ngarkim të gjithë armatimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë nga viti 1998 deri në vitin 2002. Sipas tij, të paktën 90 për qind e rezervave në Shqipëri janë më shumë se 40-vjeçare. “Nëse do të kërkohej një raport, unë dyshoj se shumica e municionit do të ishte jashtë standardit”, - tha ai. Kjo firmë e vogël amerikane, e cila u fut në këtë biznes global, nuk kaloi pa probleme për Shqipërinë, kur depoja shpërtheu në afërsi të Tiranës, duke vrarë të paktën 23 persona, plagosur 300 të tjerë dhe duke shkatërruar qindra shtëpi. Para se kontraktorët e Ushtrisë Amerikane filluan të blejnë nga këto depo, municionet shqiptare ishin në listën e asgjësimit nga NATO dhe Perëndimi. Gjatë vitit2007, SHBA ka kontribuar me 2 milionë dollarë për të asgjësuar armët e kalibrit të vogël dhe 2000 tonë municione shqiptare, sipas Departamentit Amerikan të shtetit. Një Program i NATO-s që përfundoi në fund të vitit të kaluar, kishte në plan shkatërrimin e armëve në 16 vende lindore. Ajo ka dhënë 10 milionë dollarë për të shkatërruar 8700 tonë municione të vjetruara. SHBA-të kontribuoi gjithashtu me 500 000 dollarë në këtë program. Midis armëve të shkatërruara ishin 104 milionë fishekë 7.62 milimetra, që janë ekzaktësisht municionet që “AEY” bleu nga Shqipëria. Shqipëria ofroi shitjen e 10 milionë fishekëve të prodhuar para vitit 1950. Pas testeve, një përfaqësues i “AEY” mori 1000 fishekë për t’i asgjësuar. Kjo sipas Ylli Pinarit, drejtor i Agjencisë së Eksportit në kohën e shitjes. Sipas të dhënave, “AEY” bleu më shumë se 100 milionë fishekë me urdhrin e Pentagonit. Municioni sipas listës së paketimit daton në vitin 1960. Kompania kontraktoi gjithashtu një biznesmen lokal me emrin Kosta Trebicka, për të hequr municionin nga arkat e vjetruara prej druri dhe duke i vendosur në kuti metali hermetike- sipas standardit ushtarak të paketimit që mbron municionet nga lagështia dhe plasja, si dhe lehtëson transportin.

Linja çeke

Meqë fishekët në Shqipëri përgatiteshin për t’u transportuar në Afganistan, z. Diveroli nisi të kërkojë armatime nga Republika Çeke për të përmbushur një urdhër të Ministrisë së Brendshme të Irakut. Në maj të vitit 2007, sipas dy zyrtarëve amerikanë, qeveria çeke kontaktoi me ambasadën amerikane në Pragë, me një qëllim: “AEY” po blinte 9 milionë fishekë nëpërmjet Petr Bernatik, një shtetas çek që ishte akuzuar nga zyrtarët çekë për trafik të paligjshëm armësh. Akuzat kishin të bënin me ngarkesën e granatave dhe raketave që shkonin drejt Kongos, dhe ngarkesa ilegale armësh drejt Sllovakisë, në kundërshtim me embargon ndërkombëtare. Z. Bernatik i pati mohuar publikisht të dyja akuzat. Por ata qenë tejet të besuara për Uashingtonin, i cili e renditi në vendet kryesore të listës së Kontrollit të Mbrojtjes Tregtare. “AEY” nuk është implikuar kurrë në tregun e zi. “Por qeveria çeke, e cila kishte liri veprimi rreth shitjeve, i kërkoi ambasadës amerikane nëse donte që të përfshinte z. Bernatik në punët e “AEY”-së”, - thonë burimet nga zyrtarët amerikanë, të cilët duan të ngelen anonimë, për shkak se ata nuk janë të autorizuar të flasin rreth përmbajtjeve me karakter diplomatik. Shtetet e Bashkuara nuk u përpoqën të bllokonin transaksionet, sepse tregtia me Irakun ishte në interesat amerikane dhe sepse akuzat ndaj z. Bernatik nuk u provuan kurrë. Në datë 7 maj të vitit 2007, qeveria çeke dha një licencë eksporti. Në një intervistë telefonike, Brenatik tha se “organizoi shtatë fluturime për në Irak në emër të “AEY”-së vitin e fundit. Ne kemi një marrëdhënie normale biznesi”, - u shpreh ai.

Biznesi ndërkombëtar i armëve operonte herë në dritë e herë në hije dhe është i përzier me korrupsion zyrtar. Qeveri janë përpjekur që ta rregullojnë me kalimin e viteve, me sukses të kufizuar. Diveroli po fillonte të jepte urdhra të mëdhenj në ushtri, ai po futen në një botë të hijezuar dhe në një intervistë të shkurtër, ai kishte bindjen se në çështjet me Shqipërinë kishte korrupsion. “Si ecin punët në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare? Kush është i pastër? Kush është i pisët? As që dua t’ia di për këto gjëra”, - thotë ai.

Ndaj Diveroli nuk bëri marrëveshje direkte me zyrtarët shqiptarë. Një kompani ndërmjetëse u regjistrua në Qipro, “Evdin Ltd”, që blinte municionin dhe ia shiste kompanisë së Diverolit. Paketuesi amerikan i përfshirë në këtë marrëveshje, Trebicka, tha se ai dyshonte se qëllimi i “Evdin” ishte të transferonte paratë tek zyrtarët shqiptarë. Shitjet sipas Trebickës ishin mister: Shqipëria shiste municion tek “Evdin” për 22 USD për 1000 fishekë, ndërsa “Evdin” ia shiste “AEY” të Diverolit për shumë më tepër. Diferenca sipas Trebickës ndahej me zyrtaret shqiptare, me Pinarin, qe ishte kreu i agjencisë së eksportit të armëve dhe me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. “Tani Berisha, Pinari e Mediu i kanë mohuar akuzat. Por Trebicka thotë se pasi ngriti shqetësimin për “Evdin”dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kompania u detyrua të përjashtohej nga kontrata. Në 11 qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli bëjnë një bisedë telefonike për problemet e biznesit në Shqipëri. Trebicka regjistroi këtë bisedë dhe më vonë ua kaloi hetuesve shqiptarë. Në 11 qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli biseduan nëpërmjet telefonit problemet me të bërin biznes në Shqipëri. Trebicka regjistroi bisedën dhe më pas ua dha kasetën hetuesve amerikanë. Biseda tregoi që kompania amerikane ishte e korruptuar në marrëveshjet me Shqipërinë dhe me Henri Thomet, një trafikant zviceran që qëndronte pas “Evdin”. Në regjistrime, të cilat Trebicka i ndau me NYT, Diveroli sugjeronte Henri Tomein si ndërmjetës. “Pinari ka nevojë për një djalë si Henri në mes, që të kujdeset për të dhe djemtë e tij, të cilët nuk janë asnjë pjesë e biznesit tim. Unë s’dua t’ia di për atë biznes. Unë dua të di për biznese të legjitimuara”, - thotë Diveroli. Diveroli rekomandoi që Trebicka të firmoste kontratën, duke i çuar një “nga vajzat e tij” për të bërë seks me Pinarin. Gjithashtu, përveç seksit, i rekomandoi edhe lekë.

“Bëje të lumtur Pinarin, mbase të jep një shans tjetër. Nëse ai merr 20.000 dollarë prej teje....”

Në fund të bisedës, Diveroli ankohet për bizneset me Shqipërinë. “Ka shkuar shumë larg kryeministri me djalin e tij. Unë nuk mund ta luftoj këtë mafie. Është bërë shumë e fuqishme. Kafshët kanë dalë jashtë kontrollit”, - përfundon ai. Në e-mailet e këmbyera, Thomen mohon rolin zyrtar tek “Evdin”. Përfshirja e Thomet në marrëveshjen me Shqipërinë ka qenë vetëm prezantimi i Diverolit tek partnerët dhe zyrtarët potencialë atje. Menaxheri i Përgjithshëm i “Evdin”, Bogdan Choopryna, thotë se akuzat e Diverolit nuk janë të vërteta.

Tani fakti se kush e ka pronësinë e “Evdinit” mbetet publikisht e panjohur.

“Evdin” është regjistruar në 26 shtator 2006, një javë pas fitimit të tenderit të Diverolit për armët në Afganistan, sipas regjistrit zyrtar të Qipros. Kompania thuhet se e ka zyrën në Larnaka, Qipro, dhe drejtor i saj është Pambos Fellas. Por rezultoi se “Evdin” nuk ka zyrë as staf atje. Ndërsa Fellas që ndodhej brenda tha se nuk ishte drejtor i “Evdin”, por një drejtor i emëruar, roli i të cilit ishte vetëm të regjistronte kompaninë. Shenja të tjera të çojnë përsëri në Zvicër. Pinari fillimisht u tha dy gazetarëve se kishte punuar me “Evdin” nëpërmjet Thomet. Por pasi gazetari ia tha këtë Thomet, Pinari e ndryshoi historinë, duke iu referuar Fellasit dhe zyrës së “Evdin”  në Qipro. Diveroli gjithashtu tha se kompania qipriote drejtohet nga një individ zviceran. Vete Thomet është akuzuar disa herë për trafik të paligjshëm armësh edhe nga grupi “Amnesty International”. Aktivitetet e tij gjithashtu kanë qenë shqetësuese në Uashington. Tani mbetet nën hetim kompania amerikane e Diverolit dhe autoritetet po merren dhe me finalizimin e kontratës për municionet në Afganistan të nisura nga kompania “AEY”. Ngarkesa e fundit e urdhëruar nga “AYE” është firmosur më 21 mars për 155 milionë dollarë municione.

Artikulli thotë se “Rok Island Arsenal”, autoriteti kontraktues për armët në Afganistan po heton çështjen edhe me investigues që kanë vizituar Shqipërinë dhe Afganistanin.

Materialin e raportuan C. J Chivers nga Nawa, Afganistan, Rusia dhe Ukraina, Eric Shmitt nga Uashington dhe Miami Beach, Nicholas Wood nga Tirana. Në raportim ka kontribuar dhe Alain Delaqueriere dhe Margot Williams nga Nju Jorki, James Glanz nga Bagdadi dhe Stefanos Evripidou nga Qiproja. Korrieri

WSJ: Donald Ramsfelld i bën thirrje Natos të pranojë Treshen e Adriatikut

Donald_Rumsfeld_Official.jpg

Në një artikull të botuar sot në gazetën Wall Street Journal, ish sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld bën thirrje që NATO-ja të ftojë pa mëdyshje në gjirin e saj Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë.

Shqipëria, shkruan zoti Rumsfeld, ishte mes vendeve të para që dërgoi trupa në Irak në vitin 2003. Tani, pas 5 vjetësh, ajo synon të jetë mes vendeve të fundit që do të largohen. Duke folur për mosmarrëveshjet Greqi-Maqedoni rreth çështjes së emrit, ish Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld thotë se e ardhmja e aleancës transatlantike dhe besueshmëria e saj janë tepër të rëndësishme për t’u ndikuar nga mosmarrëveshje të ngushta rreth emërtimeve apo nga taktika frikësimi që do t’i shkonin më tepër për shtat shekullit të kaluar.

Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, thotë zoti Rumsfeld në artikullin e tij, nuk janë vende të mëdha por ndihmesa që ato do t’i jepnin NATO-s do të ishte shumë më e madhe në raport me përmasat e tyre.

Shtetet e Bashkuara hetojnë municionin e dërguar në Afganistan

pentagon.jpg

Ushtria Amerikane pezulloi një kontratë me një tregtar armësh, i cili, sipas gazetës The New York Times, furnizoi ushtrinë afgane me fishekë të prodhuar 40 vjet më parë. Ushtria amerikane është duke bërë hetime, por Pentagoni tha se nuk ka të dhëna se fishekët ishin jashtë funksionit.

Gazeta The New York Times shkruan se fishekët për pushkë dhe automatikë u transportuan në Afganistan në kuti kartoni të vjetra dhe që prodhimi i një pjesë të tyre datonte që nga viti 1966. Gazeta njofton gjithashtu se një pjesë e municioneve ishte prodhuar në Kinë dhe se blerja nga qeveria amerikane mund të ketë qenë e paligjëshme.Sipas gazetës The New York Times, fishekët ishin tregtuar nën një kontratë prej 300 milionë dollarësh me kompaninë e quajtur AEY, e cila, thuhet në gazetë, ka furnizuar për disa vjet ushtrinë amerikane dhe agjenci të tjera qeveritare me municione dhe pajisje të tjera.

Sipas artikullit të gazetës, kompania ishte krijuar para 9 vjetësh dhe tani ka si president djalin 22 vjeçar të themeluesit të saj. Gazeta njofton se kompania e siguroi shumicën e municioneve nga inventaret e vendeve të ish-bllokut të vjetër komunist që Departamenti i Shtetit dhe NATO-ja kishin vendosur që tani ishin të pasigurta dhe të vjetra.

 
 

Një fotografi në faqen komjuterike të New York Times tregon një kuti municioni, e cila thuhej se i përkiste kompanisë, ku disa nga fishekët duken të gërryer. Gazeta thotë se trupat afgane nuk kishin qenë në gjendje ta përdornin një pjesë të municioneve dhe citon një oficer afganas, i cili kishte thënë vitin e kaluar se ishte “i shqetësuar” rreth cilësisë së stoqeve që iu dërguan repartit të tij. The Times gjithashtu citon një ekspert britanik të thotë se cilësia e municionit kaq të vjetër është e ndryshme dhe “ efektshmëria, në varësi të kohës ose llojit, mund të ndryshojë në mënyrë dramatike”.

Por, zëdhënësi i Pentagonit, Brajan Uitman tha se reparti përgjegjës i ushtrisë amerikane për stërvitjen dhe pajisjen e ushtrisë së re të Afganistanit nuk ka marrë të dhëna për probleme në funksionimin e municionit të siguruar nga Shtetet e Bashkuara.

 “Vjetërsia është padyshim një element i rëndësishëm, por kur flitet për cilësinë e municionit, siguria dhe efektiviteti i tij janë dy faktorët më të rëndësishëm. Në këtë rast nuk ka tregues se municioni nuk ka funksionuar në përputhje me standartet ose ka qenë i pasigurtë”, tha zëdhënësi.

Gazeta citon një oficer ushtrie që merret me furnizimin të thotë se municioni nuk iu nënshtrua kontrollit të cilësisë sepse ky municion ishte i përshtatshëm për armë të huaja dhe Afganistani nuk e kërkoi një test të tillë.

Zëdhënësi i Pentagonit nuk tha nëse një pjesë e fishekëve ishte sjellë nga Kina, gjë që mund jetë në kundërshtim me ligjet amerikane. Por, ai tha se ushtria është duke e hetuar këtë pretendim së bashku me aspekte të tjera të municionit të tregtuar nga AEY dhe do të vendosë nëse do të rifillojë blerjen e materialeve.ZA

Koncert klasik ne Boston

Nga Arben Kamberi
Bota Shqiptare
Mar 12, 2008

Mbremja e 1 Marsit mblodhi ne hollin kryesor te Kolegjit te Arteve te bukura ne Universitetin e Bostonit, mjaft njerez te artit dhe te kultures, studente, intelektuale dhe familjet e tyre per te marre pjese ne koncertin e artisteve nga New York-u Lindita Mezini, Tole, soprano dhe Ida Tili, Trebicka ne piano.

Ky koncert u organizua nga Klubi Shqiptar i Universitetit te Bostonit dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Massacussetts-it Besa ne ndihme te Shkolles se Gjuhes dhe te Trashegimisa Shqiptare, Boston.

Dy artistet, me nje background te pasur artistik, per gati tre ore, gjithe sharm, paraqiten vepra klasike nga autore te njohur shqiptare dhe te huaj duke sjelle ne vemendjen e shikuese faktin qe arti s'ka kufinj dhe duke sjelle ketu shijen e veprimtarive artistike te munguara.

Per te ndjekur kete veprimtari ndiqni Video stream ne linkun e mposhtem:

http://maasbesa.org/news_30_albanian_concert_at_boston_university.html

Ahtisari: Bashkimi Evropian të njohë pavarësinë e Kosovës

Marti Ahtisaari.jpg

Ish- i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të njohin pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Marti Ahtisari foli sot gjatë një seminari për të ardhmen e Kosovës në kryeqytetin finlandez, Helsinki. Ai tha se shpreson se të gjitha vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, në veçanti vendet anëtare të BE-së, do ta njohin atë.

Zoti Ahtisari, ish President i Finlandës, parashtroi në prill 2007 një plan për Kosovën, ku mbështeste idenë e një pavarësie të mbikqyrur për të. Plani i tij po vihet tani në zbatim. Mbi 20 vende e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Por vende të tjera e kanë kundërshtuar pavarësinë, përfshirë vendet anëtare të BE-së: Spanjë, Qipro, Greqi, Sllovaki dhe Rumani si dhe Kinën dhe Rusinë. Këto qeveri thonë se njohja e një Kosove të pavarur do të nxisë lëvizje separatiste në të gjithë globin. Ndërkohë Rusia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, javën e ardhshme për të diskutuar rreth Kosovës. Takimi bëhet me kërkesën e Ministrit të Jashtëm të Serbisë Vuk Jeremiç. Rusia mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit për muajin mars.ZA.

Xhorxh Bush:Kufijtë e Kosovës janë qartë të përcaktuar

bush_konference_shtypi_250885675.jpg

Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush sërish dje ka ritheksuar qëndrimin amerikan në njohjen dhe mbështetjen e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që është angazhuar edhe për mbrojtjen e të drejtave të pakicave brenda kufijve të saj.

Këto komente presidenti amerikan i bëri pas takimit me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Mirek Topolanek gjatë vizitës së tij në kryeqytetin amerikan, me ç'rast u bisedua për sistemin mbrojtjes nga raketat që Uashingtoni do që të vendoset në Çeki. 

Presidenti Bush me mysafirin e lartë çek kanë biseduar edhe për Kosovën.

"E dimë se është një çështje e vështirë, mirëpo Shtetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur. Ne besojmë në shoqëritë e lira dhe besojmë se kjo do të çojë në paqe", tha presidenti amerikan.

Duke hedhur poshtë pyetjen me konstatimin se Amerika po i ndryshon kufijtë e Evropës, presidenti Bush shtoi se nuk ka pasur ndryshim kufijsh.

"Kufijtë e Kosovës janë qartë të përcaktuar. Tani edhe qeveria është ndërruar dhe ne presim nga Kosova e pavarur që plotësisht të respektojë të drejtat e pakicave brenda kufijve të saj, që është edhe pjesë e planit Ahtisaari", potencoi presidenti amerikan.

Ndërkaq lidhur me sistemin mbrojtës të raketave në Evropë, Bush njoftoi se SHBA-ja dhe Republika e Çekisë janë afër marrëveshjes dhe kanë mbetur vetëm disa hollësi të vogla, duke nënvizuar se "ka vullnet për ta bërë këtë për hir të sigurisë reciproke dhe paqes". 24 ore

Kryezyrtari i zbulimit amerikan thotë se Beogradi i lejoi sulmet ndaj ambasadave

Zyrtari më i lartë amerikan për zbulimin thotë se qeveria serbe e urdhëroi policinë që të mos ndërhynte për të ndaluar protestuesit që sulmuan ambasadat e vendeve perëndimore në Beograd, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara pasi ata njohën pavarësinë e Kosovës.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar McConnell tha dje para Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura se qeveria e Serbisë e udhëzoi policinë të mos ndërhynte në demonstratat e dhunshme në Beograd javën e kaluar.

“Ne kemi informacion të mjaftueshëm se kur Ambasada amerikane, ajo britanike dhe të tjerat u sulmuan, qeveria e Serbisë mori vendimin për ta tërhequr policinë dhe për të lejuar që ato të sulmoheshin, të digjej ambasada dhe të ndërmerreshin aktet e dhunshme”.

Ambasada amerikane në Beograd u rihap dje, afro një javë pasi demonstruesit i vunë zjarrin seksionit të zyrës konsullore, për të protestuar ndaj mbështetjen amerikane kundër pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, në një deklaratë të ambasadës thuhej se seksioni konsullor do të mbetet i mbyllur për një periudhë të pacaktuar.

Zoti McConnell tha se ai parashikon që dhuna të vazhdojë në Serbi në një farë niveli dhe vuri në dyshim vullnetin e qeverisë në Beograd për të kontrolluar trazirat në të ardhmen.

“Forcat që janë aktualisht atje mund të frenojnë një shkallë të ulët dhune. Nëse ajo merr përmasa, ndoshta do të dilte jashtë kontrollit të tyre. Pyetja që shtrohet është se sa e vendosur është udhëheqja e Serbisë dhe a do të nxisë dhunë në një shkallë shumë më të lartë nga ajo që kemi parë deri tani”.

Në të njëjtën seancë, Drejtori i Agjencisë së Zbulimit të Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Michael Maples shprehu shqetësimin për dhunën e mundshme në veri të Mitrovicës, megjithëse ai tha se paqeruajtësit e NATO-s atje kanë qenë në gjendje të garantojnë një ambjent të sigurt deri tani.

I pyetur për rolin e Rusisë në situatën e krijuar, Drejtori i Zbulimit Kombëtar, McConnell tha se Moska po përpiqet ta tërheqë Serbinë në orbitën e saj dhe përmendi mosmarrëveshjet mes Kryeministrit Vojislav Kostunica dhe Presidentit Boris Tadic për drejtimin e ardhshëm të vendit.

Në raportimin para Komisionit të Senatit, teksti i të cilit ishte publikuar në faqen e internetit të zyrës së zotit McConnell, ai bën një ekspoze të rreziqeve ndaj sigurisë në botë, ku shprehet se gjendja në Ballkan, mendohet të mbetet e paqëndrueshme pas pavarësisë së Kosovës dhe me keqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Bosnje. Shpallja e pavarësisë në Kosovë, thotë zoti McConnell mund të sjellë si rezultat përplasje me serbët që jetojnë në Veri dhe disa masa hakmarrëse nga Beogradi.

Ai shton se ekziston mundësia për dhunë ndëretnike, që do të kërkonte ndërhyrjen e forcave të NATO-s, veçanërisht nëse serbët ndërmarrin hapa provokues për të bllokuar autoritetin e Prishtinës dhe nëse ka dhunë, ajo mund të përhapet në shtetet fqinjë.

Zoti McConnell thotë paralajmëron se pakicat shqiptare në Maqedoni dhe Serbinë Jugore mund të vazhdojnë të kërkojnë më shumë autonomi dhe ekstremistët mund të përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësinë e publikut dhe të përdorin dhunë në shkallë të ulët për të siguruar mbështetje për bashkimin me Kosovën. ZA.

Shtetet e Bashkuara hedhin poshtë çdo lloj ndarjeje të Kosovës

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Bush hodhi dje poshtë idenë e çdo lloj forme të ndarjes së Kosovës. Nënsekretari amerikan i shtetit për Çështje Politike, Nicholas Burns thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë po mbështesin pavarësinë e Kosovës në interes të një Ballkani të qëndrueshëm.     

Zoti Burns, ashtu si edhe i dërguari i ri i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën Peter Feith, kundërshtoi prerë idenë e ndarjes së saj, si edhe hodhi poshtë argumentat e Serbisë për ta mbajtur atë nën kontroll.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë e njohën pavarësinë e Kosovës javën e kaluar, duke u angazhuar gjithashtu për ndërmarrjen e hapave për të siguruar të drejtat e pakicës serbe.

Serbët në pjesën veriore të Kosovës dhe disa figura politike radikale në Serbi thonë se Beogradi duhet të vazhdojë të ketë nën kontroll serbët e Kosovës në një formë ose një tjetër.

Por në komentet para gazetarëve të huaj në Washington, duke përforcuar komentet që u mbajtën po dje nga diplomati Bashkimit Evropian Feith, zoti Burns tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë ose mbështesin ndonjë lëvizje drejt ndarjes qoftë jozyrtare, e kamufluar apo de jure.

Në të njëjtën kohë, zoti Burns kritikoi ashpër argumentat e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, të shprehura nga Ministri i Jashtëm Serb Vuk Jeremic, që shprehej të mërkurën në një koment botuar në gazetën The New York Times, se vendit të tij po i imponohet një padrejtësi historike.

Zoti Burns, zyrtari i tretë më i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit, tha se argumenti i zotit Jeremic dhe të tjerëve është hipokrit dhe e anashkalon brutalitetin serb ndaj Kosovës:

"Ata nuk kanë sesi ta harrojnë historinë e asaj që ndodhi në Ballkan në vitet 1990. Dhe në fakt është e çuditshme që të shohësh se kjo retorikë fyese vazhdon nga qeveria e Beogradit për atë që po ndodh në Kosovë, kur qeveria e tyre paraardhëse, në emër të vendit, marshoi në Kosovë në vitin 1999 dhe u përpoq të përzinte një milionë shqiptarë të Kosovës nga vendi, si edhe shkaktoi atë që ndodhi në Bosnje disa vjet para Kosovës”.

Në artikullin e gazetës The New York Times, zoti Jeremic, qeveria e të cilit i kishte ofruar një autonomi të gjerë Kosovës, tha se Serbia është viktimë e një hakmarrjeje të drejtuar keq të komunitetit ndërkombëtar.

Zoti Jeremic shprehej se njohja e Kosovës do të thoshte të ndëshkohej demokracia e re e Serbisë për aktet e një tirani, ish-udhëheqësit jugosllav Sllobodan Millosheviç, i cili shtonte ai, kreu krime mizore kundër shqiptarëve të Kosovës.

Sllobodan Millosheviç u përmbys në vitin 2000 dhe vdiq ndërsa ishte i pandehur për krime lufte në Hagë para dy vjetësh.

Zoti Burns, që pritet të tërhiqet nga detyra në Mars, ka luajtur një rol kyç në politikën amerikane në Ballkan vitet e fundit.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kryesorë të tyre e njohën Kosovën në interes të stabilitetit të Ballkanit  dhe shprehu shpresën që të vijë një ditë që shteti i ri të arrijë të kërkojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Po ashtu zoti Burns tha se shpreson që lidhjet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën të vazhdojnë të zhvillohen, pasi të ulen gjakrat lidhur me Kosovën.

Megjithatë, ai tha se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë qeverinë serbe përgjegjëse për atë që ndodh në rrugët e Beogradit, ku protestuesit i vunë zjarrin ambasadës amerikane dhe sulmuan disa misione diplomatike evropiane javën e kaluar.

Zoti Burns tha se autoritetet e Beogradit e kanë siguruar Washingtonin se nuk do të ketë përsëritje të ngjarjeve të tilla.ZA

Ndahen Çmimet Oscar në Hollivud

Është zhvilluar dje në mbrëmje ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar që solli në sallën e Teatrit Kodak në Hollywood, emrat më të njohur të kinemasë botërore.

Si aktorja më e mirë në ceremoninë e mbrëmshme Oscar, u vlerësua Marion Cotillard për portretizimin e këngëtares së famshme franceze Edith Piaf me filmin “La Vie en Rose”.

Aktori më i mirë u përzgjodh Daniel Day Luis me rrolin e tij në filim “There Will be blood”.

Joel Cohen dhe Ethan Cohen u vlerësuan me çmimin Oscar për regjinë më të mirë me filmin, “No country for old men”, i cili u vlerësua dhe si filmi më i mirë për vitin 2007.

Si aktori më i mirë jo protagonist u vlerësua Javier Bardem për interpretimin e tij në filmin “No country for old men”.

Tilda Swinton mori çmimin Oscar për aktoren më të mirë jo protagoniste në filmin  “Michael Clayton”.

Me çmimin më të mirë për filmin dokumentar u vlerësua filmi “Taxi to the dark side”, ndërsa si filmi më i mirë i huaj, u vlerësua filmi austriak “The counterfires”.

Rrugët rreth teatrit Kodak në Hollywood ishin mbushur me adhuruesit e yjeve të kinemasë që në orët e pasdites së djeshme.

Ceremonia e mbrëmshe, që përkonte me përvjetorin e  80-të të  çmimeve Oscar, riktheu në punë skenaristët hollivudianë, mbas një greve 3 mujore. 

Gjatë minutave të kësaj mbrëmje të madhe, u kujtuan dhe yjet e kinemasë botërore nëpër vite, regjizorët më në zë të saj, skenaristët formuluesit e muzikës, dhe të gjithë ata që ndërtuan gjatë këtyre 80 viteve, historinë e kinemasë botërore, e që vlerësohet çdo vit me statujën e artë OSCAR. ZA

Kosova: Ekspertët paraqesin pikëpamje të kundërta mbi të ardhmen

Kosova shpalli pavarësinë para një jave dhe një ditë më pas Shtetet e Bashkuara e njohën atë. Pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë e kanë njohur gjithashtu shtetin e ri. Por Greqia, Qiproja, Spanja, Sllovakia dhe Rumania nuk e kanë njohur atë. Kryeministri i Serbisë Vojislav Kostunica ka thënë se Beogradi do të tërheqë ambasadorët e vendeve që njohin Kosovën. Ndërsa Rusia ka paralajmëruar se pavarësia e Kosovës, mund t’u hapë rrugën konflikteve në vende të tjera. Rusia dhe Kina, të dyja vende të Këshillit të Sigurimit e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës dhe Obrad Kesic i firmës TSL Global Consultant, të dy analistë të çështjeve të Ballkanit kanë pikëmamje të kundërta lidhur me pavarësinë e Kosovës. Zoti Biberaj thotë se bëhet fjalë për një arritje në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian:

“Përsa i takon bashkëpunimit SHBA-BE, njohja e pavarësisë së Kosovës është një sukses. Ne i kemi nxjerrë mësimet e viteve 1990, kur evropianët vërtet nuk arritën të përgjigjeshin me veprimet e duhura shpërbërjes së Jugosllavisë. Në këtë rast ka pasur një bashkëpunim të gjerë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për këtë çështje”.

Por zoti Kesic mendon se është pikërisht ky qëndrim që e i bën serbët mosbesues dhe thotë se zemërimi i tyre pikërisht këtu e ka burimin dhe nuk drejtohet kundër shqiptarëve.

“Është rezultat i një ndjenje poshtërimi ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi shumica e njerëzve mendojnë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë nxitësit e kësaj politike dhe ata nuk e kuptojnë. Ata e shohin qëndrimin e e Shtetet e Bashkuara si një ndëshkim ndaj Serbisë dhe si rezultat ata janë të zemëruar për shkak të disa politikave të keqorientuara (amerikane) jo vetëm në rajon por në gjithë botën”.

Përsa  i takon planit Ahtisaari për pavarësinë e mbikqyrur, zoti Biberaj parashikon një shoqëri shumëetnike, shtet demokratik, të drejta të barabarta për pakicat, për mbrojtjen e pasurisë kulturore dhe një lidhje të veçantë mes Beogradit dhe komunitetit serb në Kosovë.

“Duke pasur parasysh qëndrimet e papërputhshme të Beogradit dhe Prishtinës, plani Ahtisaari përbën kompromisin më të mirë në këto kushte. Plani Ahtisaari u pranua nga pala shqiptare, duke besuar se edhe Serbia do ta pranonte. Është në interesin e shqiptarëve që ai të funksionojë dhe në fakt dispozitat për pakicat janë shkruar nga ekspertë rusë që punonin për të dërguarin e OKB-së Marti Ahtisaari”.

Ndërsa zoti Kesic thotë se sipas këtij plani Kosova është protektorat:

“Një përfaqësues i Bashkimit Evropian do të ketë autoritet të plotë të marrë vendime brenda Kosovës. Ai mund të kthejë mbrapsht ligje, mund të heqë zyrtarë të zgjedhur. Plani Ahtisaari parashikon që kjo do të jetë për një periudhë kalimtare, ku komuniteti ndërkombëtare, sidomos Bashkimi Evropian parashikon shumë garanci për pakicat”.

Zoti Kesic thotë se meqë Beogradi nuk ka qenë dakord me këtë plan, në rast se pakicat nuk do të jenë dakord me mënyrën e zbatimit, kur të vendoset që mbikqyrja të mbarojë, atëherë plani do të imponohet duke sjellë si rezultat një eksod, kështuqë është shumë e dyshimtë se si do të zbatohet ky plan pa përdorimin e forcës.

Duke folur për rolin  e Rusisë, zoti Kesic thotë se Rusia mbron interesat e veta dhe jo Serbinë, duke përmendur edhe ligjin ndërkombëtar. Zoti Biberaj thotë se Rusia ka treguar se nuk po  e ndihmon Serbinë:

“Rusia po kërkon të grumbullojë pikë nga pikëpamja ekonomike dhe politike dhe po përpiqet të përdorë çështjen e Kosovës që të forcojë pozitën e vet në arenën ndërkombëtare, të krijojë një çarje mes Washingtonit dhe Brukselit. Moska po përpiqet të pengojë integrimin e Serbisë në institucionet euro-atlantike si edhe t’u hapë derën investimeve dhe kompanive ruse në Serbi”.

Zoti Biberaj e pranon se pavarësia e Kosovës është e dhimbshme për serbët, por sidomos ata në Kosovë. Megjithatë ai sheh si problemin më të madh Mitrovicën, duke pasur parasysh se pjesa serbe është nën kontrollin e serbëve. Duke iu përgjigjur zërave për ndarjen e Kosovës, zoti Kesic thotë se pak a shumë de fakto një ndarje e butë është bërë në Veri.

“Nëse ka diçka që mund të bëhet burim për dhunën, është çështja e veriut, që nëse serbët krijojnë përshtypjen se Bashkimi Evropian po përpiqet t’u imponojë atyre besnikërinë ndaj shtetit të saposhpallur të Kosovës, do të ketë revoltë. Por në fund, ose BE-ja do të pësojë dështim përsa i takon aftësisë për të ushtruar autoritetin e vet, ose serbët do të votojnë me mënyrën e tyre duke u larguar. Mendoj se secili nga skenarët do të ishte një dështim për komunitetin ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian në veçanti”.

Megjithatë zoti Biberaj mendon se situata në veri është e menaxhueshme, duke pasur parasysh që forcat e NATO-s janë atje dhe ai nuk parashikon që të ketë një mobilizim të forcave serbe.       

Zoti Kesic e sheh me pesimizëm të ardhmen politike të Serbisë sidomos në marrëdhënie me Bashkimin Evropian, duke thënë se është  shumë e vështirë të parashikohet se si do të mundë Serbia që paralelisht të ketë një politikë që të jetë pro-evropiane dhe njëkohësisht të ketë debate me vendet kryesore të organizatës për çështjen e Kosovës. Ai thotë se serbët do të zgjidhnin vendin e tyre dhe se tani nuk ka gjë që i tërheq ata në Bashkimin Evropian. ZA.

Zhvillohet në Uashington funerali i ligjvënësit Tom Lantosh

Tom Lantosh.jpg

Ligjvënës, familjarë dhe miq të ligjvënësit amerikan Tom Lantoss, morën pjesë në një shërbim përkujtimor në Uashington, për të nderuar kujtimin e tij. Zoti Lantosh vdiq të hënën për shkak të komplikacioneve nga kanceri.

Në fjalimin që mbajti sot në ceremoninë e zhvilluar në kongresin amerikan, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nenci Pelosi, tha se zoti Lantosh ishte një kampion për familjet punonjëse amerikane.

Në ceremoni foli edhe Sekretarja amerikane e shtetit Kondolisa Rajs, e cila tha se zoti Lantosh ishte shembull i një heroi të vërtetë amerikan, i cili pasqyronte vetitë më të mira të vendit. Mes folësve të tjerë në ceremoni, ishte ylli i rokut dhe aktivisti Bono, Senatori Xho Bajdën dhe pjesëtarë të familjes së zotit Lantosh.

Tom Lantosh ishte 80 vjeç. Ai ishte i vetmi i mbijetuar i Holkaustit në Kongresin amerikan. Fillimisht ai u zgjodh në vitin 1980. Ai ishte Kryetar i Komisionit ë]r Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe respektohej gjerësisht si mbrojtës i lirive njerëzore dhe civile.//ZA Foto nga A press.

Thaçi njoftoi për zyrën e re për minoritete, ende nuk publikohet data e shpalljes se pavaresise

Përkundër paralajmërimeve të ndryshme, kryeministri Hashim Thaci sot nuk e bëri publike datën e shpalljes së pavarësisë. Në paraqitjen e parë në qendrën e mediave- të vendosur në Grand Hotel, në vend të kësaj, ai njoftoi mediat vendore dhe ndërkombëtare se ka vendosur të themelojë një zyrë për minoritete në kryeministri, duke përçuar kësisoj mesazhe pozitive për të gjitha komunitetet minoritare kosovare në prag të shpalljes së pavarësisë. 
Kryeministri Thaçi refuzoi të përgjigjet në pyetjet për datën e shpalljes.

“Prej tash e tutje komunitetet pakicë do të kenë adresë të veçantë, ajo do të jeta zyra e Kryeministrit të Kosovës, institucionet e Kosovës”, tha ai.

“Si kurrë më parë Kosova është unike. Kosova e ka rrugën e sigurt për të ecur përpara. Zyra ime do të jetë e hapur jo vetëm për ti dëgjuar problemet por edhe për të gjetur zgjidhjet e përbashkëta“, tha ai.

“Ne i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj. Do të ndërtoj identitetin e demokracisë e demokracisë qytetare. Në Kosovë do të ketë jetë të sigurt për të gjithë”, përsëriti ai qëndrimet e Qeverisë dhe institucioneve tjera të Kosovës. 24 ore.

"Nju Jork tajms": Të dielën Evropa do të ketë një shtet të ri - Kosovën

Të dielën Evropa do të ketë një shtet të ri - Kosovën, dhe kjo i jep fund 17 viteve të përgjakshme të luftërave në ish Jugosllavi. Ky është një rast për të festuar, shkruan në numrin e sotëm gazeta prestigjioze "Nju Jork tajms". Gazeta vlerëson se pavarësia e Kosovës është e justifikuar, unike në llojin e vet dhe e pashmangshme dhe nuk ka rrugë tjetër, ndërsa konstaton se Serbia e humbi lojën e nacionalizmit në Kosovë shumë kohë më parë. Në fillim të javës tjetër, fuqitë e mëdha, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë dhe Gjermaninë do ta njohin shtetin e ri. Një shumicë e qartë e 27 vendeve anëtare të BE së pritet ta njohin shpejt Kosovën e pavarur. Qiproja, me pjesën e vet të pushtuar në veri, do kryesojë vendet që nuk do ta njohin Kosovën. Disa nga vendet e tjera të BE së që janë dyshuese për shtetin e ri janë Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Bullgaria. "Nëse BE ja do fliste me një zë, do të ishte diçka e këndshme, por mbështetja në shkallë të gjerë është e mjaftueshme për Kosovën e pavarur. Kjo mbështetje në rradhë të parë i dedikohet punës së ambasadorit gjerman në Britani, Wolfgang Ischinger. Ajo që është më e rëndësishmja, është se BE ja dhe SHBA të do ecin me një hap, çfarë nuk ka ndodhur shpesh kohëve të fundit", shkruan mes tjerash kolumnisti Roxher Koen në "Nju Jork tajms", i cili ka raportuar për luftërat në ish-Jugosllavi. 24 ore

'Kosova ka dalë nga axhenda e OKB-së'

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Prishtinë se problemi i Kosovës ka dalë nga axhenda e OKB-së, duke lënë të kuptohet se zgjidhja për statusin e Kosovës do të kërkohet jashtë saj.
Kryeministri Thaçi tha se Kosova do të bëjë hapat e saj në bashkërendim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare që do të jenë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

"Ju e dini që çështja e statusit politik të Kosovës ka dalë nga godina e OKB-së, por pretendimet tona, zotimet tona si institucione të Kosovës janë që të bashkëpunojmë sa më ngushtë me komunitetin ndërkombëtar.

...sa i përket statusit gjithçka është e përfunduar dhe pretendimi ynë është që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë OKB-së

Hashim Thaçi

Prandaj, sa i përket statusit, gjithçka është e përfunduar dhe pretendimi ynë është që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë OKB-së," tha kryeministri i Kosovës.

Deklaratat e zotit Thaçi pasojnë kërkesën e Rusisë për mbledhjen e jashtëzakonshme të KS të OKB-së, pas kërkesës së shtruar nga Serbia, për të diskutuar mbi çështjen e Kosovës.

Mbledhje e mbyllur

Këshilli i Sigurimit ka vendosur që të mbajë një mbledhje të mbyllur në të cilën do të paraqiten pikëpamjet e Serbisë dhe të Rusisë dhe të anëtarëve të tjerë të tij, mbi gjendjen në Kosovë.

Qeveria e Serbisë, ka paralajmëruar një varg masash në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pritet që Këshillit të Sigurimit t'i drejtohet ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, për të paraqitur kundërshtimin e tij ndaj shpalljes së paralajmëruar të pavarësisë së Kosovës.

Dita e Shën Valentinit në Çikago rizgjon kujtimet e së kaluarës

Shumë njerëz e shohin ditën e Shën Valentinit si ditën e të dashuruarve, por për të interesuarit e historisë së gangsterëve, kjo ditë do të mbahet mend gjithmonë për një krim të shëmtuar që ka ndodhur në pjesën veriore të Çikagos në vitin 1929. Atë ditë persona që mendohet se punonin për gangsterin Al Capone, të armatosur me automatikë, qëlluan për vdekje shtatë burra nga një bandë rivale. Shumë drejtues në Çikago duan ta harrojnë këtë histori, por siç njofton gazetari i Zërit të Amerikës Greg Flakus, njerëzit vazhdojnë të mbesin të magjepsur nga ajo periudhë.

Vizitorët në Çikago mund të përjetojnë aspekte të së kaluarës së errët të qytetit, në Garazhin e Tommy Gun, një teatër-restorant ku aktorët portretizojnë huliganët famëkeq dhe gratë e krekosura të periudhës së ndalimit të alkoholit.

Në vitet 1920 dhe fillimin e viteve 1930, ligji amerikan ndalonte shitjen dhe konsumimin e pijeve alkolike në mbarë vendin. Gangsterë si Al Capone përfituan nga ky ligj për t’u pasuruar duke furnizuar publikun me birrë dhe alkool përmes një sistemi klandestin. Bandat rivale që luftonin për fitime të paligjshme vranë dhjetra vetë dhe shkatërruan reputacionin e Çikagos. Incidenti më i famshëm ishte Masakra e Ditës së Shën Valentinit.

John Binder nga Çikago, është autori i librit “The Chicago Outfit”, që flet për historinë e qytetit të atëhershëm. "Kryetarit të bashkisë dhe drejtuesve të tjerë mund të mos u pëlqejë fakti se historia e gangsterëve të Çikagos është e lidhur me këtë ditë, që nga periudha e ndalimit të alkoholit e deri në ditët tona, por historia është histori".

Zoti Binder i shoqëron njerëzit që janë të interesuar të shohin vendet ku gangsterët operonin dikur, edhe shumë nga ndërtesat e vjetëra janë shkatërruar përfshirë atë ku ndodhi masakra e Ditës së Shën Valentinit. "Mund t’u them se ku kanë qënë ndërtesat. Edhe pse ato nuk janë më, të krijohet një ndjenjë të fuqishme kur mendon për ato që kanë ndodhur aty". Zoti Binder, profesor i financave në Universitetin e Çikagos, thotë se krimi i organizuar është një biznes dhe atë që janë të angazhuar në të, e bëjnë për të fituar para. Ai thotë se duke kuptuar sfondin historik të akteve të tilla kriminale, Çikago dhe qytete të tjera munda ta kenë më të lehtë ta luftojnë atë më me efektivitet. "Krimi i organizuar është kanceri i shoqërisë. Ai vazhdon të jetë i pranishëm sot në Çikago. Në se duam të kuptojmë më mirë si ta luftojmë dhe të minimizojmë ndikimin e krimit të organizuar, përfshirë atë në sistemin politik, duhet të shohim më me vëmendje se si kryhet ai". Sigurisht që bandat e kësaj periudhe do të mbeten gjithmonë në filma, duke e mbajtur këtë temë të gjallë në imagjinatën e publikut.ZA

Këshilli i Sigurimit mban sot seancë urgjente për Kosovën me kërkesën e Serbisë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet sot me kërkesën e Serbisë për seancë urgjente me dyer të mbylluar për Kosovën. Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic do të përfaqësojë vendin e tij në një përpjekje të minutës së fundit për të penguar pavarësinë e Kosovës, që pritet të shpallet brenda disa ditësh.

Në një njoftim të Këshillit të Sigurimit thuhet se Serbia pritet të shprehë shqetësimet e saj lidhur me synimin e Kosovës për të shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë. Ndërsa Rusia ka mundësi që të përsërisë pikëpamjen e saj se shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e Kosovës, do të ishte shkelje e rezolutës 1244. Në njoftimin e Këshillit të Sigurimit thuhet se si Rusia, ashtu edhe Serbia pritet të vënë në pikëpyetje gjithashtu, ligjshmërinë e misionit të ri të Bashkimit Evropian që pritet të vendoset në Kosovë.

Serbia e kishte kërkuar seancën urgjente përmes një letre dërguar Presidentit të Këshillit të Sigurimit të martën, ku shprehej qëndrimi se shpallja e njëanshme e pavarësisë do të përbënte një shkelje të rezolutës 1244 dhe dhunim të tërësisë territoriale të Serbisë dhe do të vinte në rrezik ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Rusia, nga ana e saj, në një letër ku mbështetej kërkesa e Serbisë e kërkoi takimin, për të shqyrtuar “zhvillimet e rrezikshme në Kosovë” nga “aktivitetet përgatitore” për shpalljen e njëanshme të pavarësisë.

Në njoftimin e Këshillit të Sigurimit thuhet se një nga çështjet që shtrohen është se si të trajtohet çdo lloj kërkese e Serbisë për veprim nga ana e Këshillit, ndërsa pavarësia nuk është shpallur ende.

Çështje të tjera që përmenden janë nëse duhet të ketë një rezolutë tjetër për të zëvendësuar 1244-ën, e ardhmja e misionit të UNMIK-ut dhe rreziku për dhunë të mundshme pas shpalljes së pavarësisë dhe nëse duhet bërë më shumë për t’u përgatitur për një mundësi të tillë.

Duke iu referuar veprimeve të Këshillit të Sigurimit, në njoftim thuhet se alternativa më e mundshme për momentin, është që të dëgjojë Serbinë dhe anëtarë të tjerë të Këshillit, por të presë për zhvillime të mëtejshme para se të diskutojë hapat e mëtejshme të mundshme.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga vendet e Bashkimit Evropian pritet ta njohin pavarësinë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs i kërkoi dje Beogradit që ta pranonte realitetin e krijuar dhe të shihte përpara. Ajo tha se Serbinë e priste integrimi më i plotë në Evropë.

Rusia, aleate e Serbisë, ka bllokuar të gjitha përpjekjet për miratimin e një rezolute mbi pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha dje se nuk është “optimist”, për rezultatin e seancës së sotme të Këshillit. ZA

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Serbisë të pranojë pavarësinë e Kosovës

Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs tha të mërkurën se shpreson që Serbia ta pranojë zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe të vazhdojë rrugën drejt integrimit më të plotë me Evropën. Kosova pritet ta shpallë pavarësinë brenda disa ditësh.

Shtetet e Bashkuara pritet që së bashku me aleatët e Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës, sapo ajo të shpallet zyrtarisht. Zonja Rajs e këshilloi Serbinë, e cila e kundërshton me forcë një gjë të tillë, që ta pranojë realitetin e krijuar dhe të shikojë përpara.

Duke folur dje para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, në një seancë ku paraqiti buxhetin e Shteteve të Bashkuara për marrëdhëniet me jashtë, zonja Rajs tha se Serbinë e pret integrimi më i plotë me Evropën, sapo çështja e Kosovës të jetë zgjidhur, një proces që ajo e pranoi se nuk do të jetë i lehtë për Beogradin.

“E di që kjo do të jetë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për popullin serb. Dhe Shtetet e Bashkuara do të shtrijnë dorën e miqësisë, duke thënë se statusi i Kosovës dhe zgjidhja e tij do t’i hapin rrugën Serbisë që të shohë përpara dhe të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshëm”.

Administrata e Presidentit Bush ka mbështetur planin e të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisaari, për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën dhe kjo politikë gëzon përkrahje nga të dyja palët në Kongresin amerikan.

Megjithatë në seancën e djeshme, senatori republikan Xhorxh Voinoviç i Ohajos i tha zonjës Rice se ai është i shqetësuar se një Kosove të pavarur mund t’i mungojë infrastruktura për të vënë në zbatim praktikisht pavarësinë.

“Jam shumë, shumë i shqetësuar zonja Sekretare për çka do të ndodhë atje, sepse po marr sinjale të përziera. Mendoj se ndoshta ata do ta shpallin pavarësinë. Bashkimi Evropian do ta pranojë. Por druhem shumë se infrastruktura e parashikuar në atë plan nuk është ajo e duhura për të realizuar atë që duhet. Dhe nëse gjërat nuk funksionojnë, mendoj se do të shkaktojë probleme për synimin tonë për ta futur atë pjesë të botës në Evropë”.

Zonja Rajs i tha zotit Voinoviç se administrata e Presidentit Bush kishte mbajtur dy takime të nivelit të lartë për Kosovën në dy ditët e fundit dhe ka zhvilluar bisedime intensive me aleatët evropianë për realizimin sa më pa probleme të kalimit tek pavarësia e mbikqyrur.

Ajo tha se Bashkimi Evropian por dërgon atje një mision të policisë dhe drejtësisë për të mbështetur trupat e NATO-s dhe se mbrojtja e të drejtave dhe objekteve fetare të pakicës serbe në Kosovë është një përparësi për të gjithë faktorët e angazhuar në këtë çështje.

Zonja Rajs i tha gjithashtu zotit Voinoviç se kishte ndërhyrë personalisht tek zyrtarët e NATO-s për t’i orfuar Serbisë anëtarësinë në Partneritetin për Paqen megjithëse ende nuk janë dorëzuar disa nga figurat kryesore të serbëve të Bosnjës që kanë kryer krime lufte.
ZA

Mitrovica - qyteti i ndarë

mitrovica_pictures.jpg

Ndërkohë që Kosova përgatitet të shpallë pavarësinë, popullata e saj mbetet e ndarë në vija etnike lidhur me këtë çështje. Shumica shqiptare është plotësisht në mbështetje të pavarësisë, ndërsa pakica serbe e kundërshton me forcë atë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Barry Wood shkoi në qytetin e ndarë të Mitrovicës për të biseduar me banorët dhe për të marrë mendimin e tyre për pavarësinë.

Mitrovica, e cila ndodhet rreth 40 kilometra në veri të kryeqytetit, Prishtinë, ekziston falë industrisë minerare. Minierat e saj të plumbit dhe furnaltat dikur ishin më të mëdhatë në Evropë dhe punësonin 25 mijë vetë, si shqiptarë edhe serbë. Trepça, e cila ka rënë në amulli që në vitin 1999, është e mbytur me borxhe dhe në pronësi të diskutueshme.

Administratori i OKB-së, Gerard Galluci, thotë se papunësia në Mitrovisë është 65 për qind. "I sheh njerëzit që mbushin kafenetë, shumë prej tyre të rinj, pa asnjë perspektivë për punë. Ka edhe të moshës së mesme apo të moshuar, të cilët dikur sillnin në familje rroga që siguronin jetesën. Tani ata mbahen me ç’të mund të gjejnë".

Kryetari i Bashkisë së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, shpreson se Trepça mun